Kuriozitete
Njerëzit që ëndërrojnë gjatë ditës janë më kreativ
Ëndërrimi gjatë ditës mund të jetë shenjë e mendjes kreative, ka sugjeruar një studim i ri.
Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë në Georgia kanë gjetur se njerëzit të cilët gjatë ditës kalojnë shpeshherë në mendime kanë nivel më të lartë të inteligjencës dhe kreativitetit.
Kur shkencëtarët kanë krahasuar rezultatet e skenimit të trurit të pjesëmarrësve në studim, ata gjetën se njerëzit që kanë ëndërruar gjatë ditës kanë pasur tru më efikas, shkruan Albinfo.ch.
Për studimin e tyre, ekipi i hulumtuesve nga Georgia Tech kishte kërkuar nga pjesëmarrësit të koncentroheshin në një pikë fikse për pesë minuta.
Gjatë kësaj kohe, ekipi monitori trurin e pjesëmarrësve për të parë cilat pjesë ishin aktive kur të tjerat ishin pasive dhe se si punonin bashkë krejt ato pjesë. Pas testimeve, u pa se truri i disave ishte më i lidhur se te disa pjesëmarrës tjerë. Sa më i lidhur ishte truri gjatë kohës kur pjesa e koncentrimit ishte në pushim, aq më efikas ishte vetë truri kur funksiononte i gjithi bashkë. Më pas u testua kreativiteti apo zgjidhja e disa problemeve për të parë se sa ishin të freskët në mendje pjesëmarrësit në studim, për të dalë me rezultatet që tashmë ka publikuar ky grup i hulumtuesve.
Dr. Erick Schumacher, i cili udhëhoqi hulumtimin thotë se ky testim përkrah teoritë se njerëzit të cilët kanë tru më efikas kanë kapacitet për më shumë ëndërrime gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?