Kosova

Njerëz të presidentit Trump, synojnë të investojnë në Kosovë

Ish-Sekretari i Brendshëm dhe kongresmeni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ryan Zinke, iu bashkangjit kompanisë në cilësinë e drejtorit menaxhues “Artillery One” dhe po shikon mundësitë për të investuar në Kosovë.

Objektiv i kësaj kompanie ishte Telekomi i Kosovës, por zyrtarët e kompanisë tani deklarohen se hoqën dorë nga injorimi që i është bërë nga ministri Valdrin Lluka. Të njëjtit deklarojnë se zyrtarët e “Artelerie One” s’kanë kthyer përgjigje për interesin e kompanisë, duke bërë që të ndryshojnë objektivat.
Tani “Artelerie One” është fokusuar për ndërtimin e pendës së Drenicës, një investim ky prej dhjetëra-miliona dollarësh.

Artileria e rëndë, ish-Sekretari i Brendshëm, Zike, dhe shkencëtari Lindgren i bashkohen Daniel Cannon-it në “Artillery One, Inc”.

“Artillery One” me kënaqësi bën të ditur se ish-Sekretari i Brendshëm dhe Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara Ryan Zinke është bashkëngjitur si Drejtor Menaxhues. Zinke ka shërbyer si Komandant i Navy Seals, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë, para një karriere të gjatë në shërbim publik, e cila arriti kulmin kur ai u emërua Sekretar i Brendshëm i Administratës Trump, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.

Para kësaj pozite, z. Zinke ishte pjesë se Senatit të Montana-s dhe më pas Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, ku ai ishte anëtar i Komitetit të Resurseve Natyrore dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura. Për më tepër, ai është një ndërmarrës i suksesshëm me përvojë në menaxhim të pronave dhe zhvillim të biznesit me kompaninë e konsulencës, Continental Divide International.

“Sekretari Zinke sjell një pasuri të eksperiencës dhe njohuri mbi biznesin dhe qeverisjen”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i Artillery One Daniel P. Cannon. “Ekspertiza e tij në sektorët e energjisë dhe teknologjisë do t’i ndihmojnë Artillery One të vazhdojë të zgjërojë biznesin e konsulencës dhe finances në fushat kryesore të sigurisë kibernetike, energjisë, teknologjisë financiare dhe aseteve digjitale. Ne me kënaqësi do ta njoftojmë atë me partnerët strategjikë dhe klientët tanë rreth globit”.

Si Drejtor Menaxhues, Ryan Zinke do të punojë ngushtë me z. Cannon, bankieri investiv vizionar i cili themeloi Artillery One, për të ndjekur globalisht mundësitë për investim dhe zhvillim në energji, teknologji financiare dhe siguri kibernetike. Së bashku me z. Cannon, ata do të vazhdojnë të ndjekin vizionin e Presidentit Donald J. Trump në Bërjen e Amerikës të Madhe Përsëri (Making America Great Again), duke sjellur zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për njerëz, në ShBA dhe ndërkombëtarisht. Përderisa Zinke do të jetë i vendosur në Montana dhe Kaliforni, aktivitetet e tij të punës pritet të përfshijnë udhëtime të shpeshta jashtë vendit në Evropë dhe vende tjera.

Artillery One më tutje dëshiron të bëjë të ditur emërimin e Steven Lindgren për President të saj. Ish Kryeshefi i Riskut në UBS, z. Lindgren ka mbi 25 vite përvojë si kuant, zhvillues, tregtues dhe menaxher risku për banka globale investive dhe menaxherë të pasurisë.

Me prejardhje nga Çikago, z. Lindgren ka tituj në Fizikë nga Unversiteti i Çikagos dhe Universiteti Stanford. Para karrierës së tij në Financë, ai bashkë-themeloi një start-up të Silicon Valley, Stanford Research Systems, e cila dizajnon instrumente shkencore, dhe poashtu kreu hulumtime si Skencëtar i Lartë për Grupin e Avancuar të Teknologjisë në General Atomics në La Jolla, Kaliforni. Z. Lindgren do të jetë i vendosur në Zug, Zvicër.

Kompania Artelerie One ka në përbërjen e vet, në cilësinë e drejtorit, shqiptarin Senton Kaçaniku, i cili vitet e fundit ka udhëhequr biznese dhe shoqata të ndryshme.