Kosova
Njëmbëdhjetë kompani nga Kosova prezantohen në panairin “PLMA 2024” në Amsterdam
Bëhet e ditur se njëmbëdhjetë kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet në panairin PLMA 2024 “World of Private Label”, që po mbahet në Amsterdam të Holandës, nga data 28 maj 2024, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën në të cilën kompanitë vendëse: Royal Beverage L.L.C, Camel, Jaffa Plus L.L.C, A-D-E Group, Kamila, Ananas Impex, Abi & Elif 19, Joni-Sh, DG Pack, Afrim Tarashaj B.I, Arben Arifi B.I, po ekspozojnë produktet nga kategoria ushqimore, si: ushqime të freskëta, të ngrira, të thata, pije etj., si dhe produkte nga kategoria joushqimore; produkte nga letra, folie, faculeta etj.
Kjo pjesëmarrje paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për kompanitë kosovare për të ndarë përvoja dhe për të krijuar kontakte të reja në tregjet ndërkombëtare.
Panairi PLMA 2024 njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve joushqimore.
Gjatë panairit, përfaqësuesit e MINT/KIESA-s, së bashku me kompanitë kosovare, po zhvillojnë takime me kompanitë dhe blerësit pjesëmarrës me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për eksportin e produkteve kosovare.
Krahas takimeve po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencialë dhe mundësive për investime në Kosovë.
Shtandi i Kosovës në këtë panair për produktet ushqimore është me numër: 7 N48 në Halle 7. Ndërsa për produktet jo ushqimore është në numrat: B 46, 47 dhe 48, në Halle 8.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra