Shkurt.ch

Një zviceran i vdekur dhe afër 20 të lënduar në Turqi

Shërbimi zviceran i shpëtimit, Rega, tashmë ka filluar aksionin për t`i sjellë të lënduarit në Zvicër për trajtim të mëtejmë

Një minibus me 22 udhëtarë zviceranë dhe turq ka pësuar aksident të rendë dje në rrethinën e qytetit turistik turk, Antalia. Mësohet se njëri nga 22 të lënduarit e kësaj fatkeqësie ka ndërruar jetë ndërsa tre veta ndodhen në gjendje kritike, shkruajnë mediat e ndryshme.

Shërbimi zviceran i shpëtimit, Rega, tashmë ka filluar aksionin për t`i sjellë të lënduarit në Zvicër për trajtim të mëtejmë.

Sipas disa burimeve përveç zviceranëve dhe turqve, në mesin e udhëtarëve kishte edhe turistë gjermanë.

Turistët po ktheheshin nga një ekskursion ditor i bërë në Pamukkale.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës ende nuk ka dalë me të dhëna lidhur me aksidentin e ndodhur në Turqi, përveç që ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve ka qytetarë zviceranë.