Uncategorized

Një vogëlushe austriake gjen kuletën e kosovarit dhe e dorëzon në polici

Falë vogëlushes, burri nga Kosova është ndier shumë i lumtur për gjetjen e kuletës së tij, dhe pasi e ka falënderuar, ai ia ka dhënë Joyt edhe 50 euro dhuratë për gjetjen e dokumenteve

Një vajzë e moshës 11 vjeçare nga qarku i Badenit të Austrisë është shpallur heroinë e ditës. Joy, e cila është nga Blumauneurisshof,  ishte duke udhëtuar me veturë së bashku më nënën e saj në Leobersdorf, dhe siç ka raportuar ajo, rastësisht ka vërejtur një kuletë e cila ishte fshehur në një rrugë.

Në kuletë kishte:  Kartelë të Bankës, një patent shofer nga Kosova dhe 500 euro. Menjëherë ajo i ka thënë nënës së saj: “Duhet ta dërgojmë në polici”, shkruan “heute.at”, njofton “albinfo.ch”.

Falë vogëlushes, burri nga Kosova është ndier shumë i lumtur për gjetjen e kuletës së tij, dhe pasi e ka falënderuar, ai ia ka dhënë Joyt edhe 50 euro dhuratë për gjetjen e dokumenteve. Ndërkohë për këtë veprim të vajzës, policia asaj i ka dhuruar një arushë lodër si dhe çokolata.