Bota
Një vit pas sulmit në Berlin, Gjermania u kërkon falje familjarëve të viktimave
Gjermania e ka pranuar se nuk ishte e gatshme të merrej me pasojat e sulmit të vitit të shkuar në një treg Krishtlindjesh në Berlin, nga i cili mbetën të vrarë 12 persona.
Një vit pas sulmit, ministria e Drejtësisë ka kërkuar falje për gabimet në reagimin e dobët.
Familjet e viktimave kanë thënë se nuk ishin informuar mirë me kohë dhe se atyre vetëm u janë dërguar fatura për shpenzimet e autopsisë.
Kancelaria Angela Merkel do të takojë të afërmit e viktimave për herë të parë, pasi u akuzua për mosveprim.
Në një letër të hapur para se të njoftohej takimi, disa anëtarë të familjeve të viktimave kishin thënë se kancelarja nuk i kishte takuar fare, transmeton Albinfo.ch. “Gati një vit pas sulmit, ju nuk keni shprehur as ngushëllime as personalisht as në të shkruar”, thuhej në letër.
Merkel kishte vizituar disa herë vendin e sulmit, madje edhe njëherë që prej kur u hap tregu “Breitscheidplatz Christmas” këtë muaj.
Një raport i qeverisë ishte publikuar javën e shkuar. Aty theksohej se ka pasur gabime në përgjigjen ndaj këtij sulmi, përfshirë shtyrjet në konfirmimin e identiteteve të viktimave për familjarët e tyre.
Të martën, ministri i Drejtësisë, Heko Maas, në një opinion për “Tagesspiegel”, ka thënë se shteti nuk ishte “sa duhet i gatshëm” për pasojat e një sulmi të tillë.
“Për këtë ne vetëm mund të kërkojmë falje për viktimat dhe të afërmit e tyre. Mbetet një çështje politike që nuk përfundon kurrë në një shtet demokratik që duhet të mësojë nga gabimet dhe të marrë përgjegjësitë tona për viktimat e terrorit”, ka thënë ai.
Ai ka propozuar krijimin e një zyre të veçantë për të përmirësuar komunikimin me familjarët e viktimave të sulmeve terroriste.
Më 19 dhjetor të 2016-s, Anis Amri, një azilkërkues nga Tunizia kishte hyrë me një kamion në një turmë në treg dhe ishte qëlluar për vdekje në Itali katër ditë më pas.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?