Lajme

Një viktimë në aksidentin ku u përfshi tramvaji në Cyrih

Një person ka vdekur në aksidentin më tramvaj, që ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes. Përveç makinave të ndryshme të policisë, në vend ndodhen edhe disa automjete të urgjencës mjekësore, si dhe është ngritur një tendë për të siguruar privatësi.

Siç shkruan policia e qytetit të Cyrihut, rreth orës 18.30. një këmbësor, për arsye ende të paqarta, u fut nën tramvajin 7 që po udhëtonte nga qendra në drejtim të Bahnhofplatz. Automjeti duhej të ngrihej për të nxjerrë viktimën.

Megjithatë, lëndimet ishin aq të rënda saqë çdo ndihmë i erdhi shumë vonë dhe ai vdiq në vendin e aksidentit, thuhet në deklaratë. Në vendin e aksidentit ka qenë edhe departamenti i mjekësisë ligjore i Spitalit Universitar të Cyrihut./20minuten