Shkurt.ch
Një videolojë për të ndihmuar të rinjtë të luftojnë kundër depresionit
Të konsideruara shumëherë sikur lojëra që të bëjnë të paaftë dhe të izolojnë, lojërat në vido (video game) mund të ndihmojnë gjithashtu adoleshentët luftojnë kundër depresionit. Në Zelandën e Re, një lojë e zhvilluar nga disa psikiatër, ku një botë imagjinare vihet në pah.
Në vend se të nxisë shkatërrimin për argëtim, loja SPARX synon të mësojë adoleshentët se si të përballen me depresion, duke u bazuar në një metodë të njohur, të ashtuquajtur një terapi mbi sjelljet (CBT).
Po aq e rëndësishme konceptuesit e saj donin të krijojnë një mjet argëtues dhe emocionues për pacientët të cilët shpesh nuk janë të gatshëm për të kërkuar këshilla dhe që janë mërzitur nga udhëzimet e të rriturve.
Në botën imagjinare të paraqitur nga SPARX lojtarët hyn në lëkurën e një avatari që shkatërron mendimet negative me topa të zjarrtë për të shpëtuar botën nga dëshpërimi dhe pesimizmi.
Drejtori i Projektit, Sally Merry, pedo-psikiatër në Universitetin e Auckland-it, shpjegon se kjo qasje është e pazakonshme dhe josh adoleshentët, sepse ajo u lejon atyre të përballen me problemet e tyre, me vetveten dhe në ritmin e tyre.
“Ne nuk jemi të obliguar për të trajtuar problemet psikologjike në mënyrë tmerrësisht serioze”, thekson ajo. “Terapia nuk duhet të jetë patjetër serioze dhe e rëndë, ajo mund të bëhet po ashtu me argëtim“.
Sipas studimeve ndërkombëtare, ndër vendet e pasura, Zelanda e Re është një nga ata që vazhdimisht ballafaqohet më së shumti me vetëvrasjen e të rinjve. Sally Merry dëshiron të bëjë që trajtimi i kësaj sëmundje të bëhet më e kapshme për të gjithë.
“Depresioni në mesin e të rinjve është një fenomen ndërkombëtar. Ai është i zakonshëm dhe shpeshherë nuk shërohet”.
Por depresioni shoqërohet shpesh në këtë grupmoshë, me dështimin arsimor dhe izolimin social.
Shpesh të rinjtë “kanë përshtypjen se ndjehen keq dhe ata duhet të mësohen me këtë ndjenjë”. SPARX dhe metoda CBT tregon se mund të bëjmë diçka tjetër, përveç se të pranojmë atë”, thotë psikiatri.
Loja në fjalë ka shtatë nivele që zgjasin secili dyzet minuta – një kohëzgjatje e ngjashme me konsultimet tradicionale me një mjek – dhe u drejtohet të rinjve të moshës 13 deri 17 vjet.
I ndihmuar nga një udhërrëfyes, lojtari ecën përpara në lojë që i jep atij çelësat për të menaxhuar më mirë zemërimin, zgjidhjen e konflikteve dhe mëson se si të çlodhet me ushtrime të frymëmarrjes.
Kështu që dalëngadalë, universi në të cilin adoleshenti gjendet bëhet gjithnjë më i ndritshëm dhe më pak kërcënues.
Për Maru Nihoniho, drejtor i Media Interactive, i cili ka punuar në këtë program, thotë: “”Ne jemi munduar që të mbajmë në objektivat terapeutikë duke projektuar një lojë sa më të vërtetë”.
Rezultatet e një gjykimi klinik të botuar më herët këtë vit në gazetën mjekësore britanike tregojnë se kjo lojë video është gjithashtu efektive kundër mendimeve të zymta, aq sa mund të jetë një takim me një psikoterapist.
SPARX ka tërhequr interesin e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Britanisë, duke mos harruar edhe shumë vende ku nuk flitet anglishtja.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme