Lajme
Një video e Dua Lipës bëhet virale në rrjetet sociale
Dua Lipen askush nuk e njohu në Indi gjatë një shëtitjeje në qytet

Së fundmi, një video e Dua Lipas nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale dhe e tregon atë duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, përcjell albinfo.ch.
Dua lipa ko na pahchaan ke Rajasthan walo ne usko, uski aukaat dikha di pic.twitter.com/9vXtHr9UB6
— जेंटल मैन (@gentleman07_) December 27, 2023
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar top-listat globale, si “Levitating” dhe “New Rules”, publikoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan gjatë fundjavës.
Ndërkohë, një video nga Rajasthan me Dua Lipën është bërë virale në platformat e mediave sociale.
Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, duket se pa u vënë re nga publiku, pavarësisht statusit të saj si yll global.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” shëtiste thuajse e panjohur në rrugët e ngarkuara të Rajasthanit.
“Një turiste normale e huaj për ta”, shkroi një përdorues në X. “Të huajt që shëtitin rreth e rrotull janë shumë të zakonshme në Udaipur, kështu që asgjë e madhe dhe, natyrisht, vendasit nuk do të jenë në dijeni të Dua Lipës”, shkroi një tjetër komentues.
Disa njerëz madje shpërndanë meme në seksionin e komenteve të një postimi viral që përmbante videon në rrjetin social X.
Fotografitë e pushimeve të Dua Lipas nga Rajasthan u paraqitën si një befasi për fansat e saj. Pas vizitës në Rajasthan, ajo gjithashtu eksploroi New Delhi, teksa vizitoi edhe Varrezat e Humayun dhe Bangla Sahib me familjen e saj
Ndërkohë, udhëtimi i saj në Indi ka qenë gjithashtu i mbuluar me polemika, pasi disa njerëz e kritikuan për postimin e fotografive të grave vendase rajasthaneze.
“Çfarë është kjo me gratë e bardha që vijnë në fshatrat indiane dhe bëjnë foto të vendasve sikur është një kopsht zoologjik?”, shkroi një përdorues në X, duke kritikuar Dua Lipën.
E-Diaspora
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes Historia e Kreshnik – Niko Tolajt është një shembull frymëzues për të gjithë ata që dëshirojnë...
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e...
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër