Shkurt.ch

Një veturë – sa një molekulë!

Ajo është makina e parë e një "madhësie" të tillë që mund të lëvizë nga fuqia e saj

Automjeti më i vogël në botë përbëhet nga një molekulë e vetme! Një veturë e tillë, të cilën e kanë konstruktuar shkencëtarët nga Zvicra (Instituti Empa) dhe Holanda (Universiteti Groningen) mund të bartë “mallra” që maten me nanometër (një e miliardëta pjesë e milimetrit) dhe vihet në lëvizje nga energjia elektrike.

Po kaq, rreth një nanometër është edhe madhësia e saj, ka shkruar revista shkencore “Nature”.

Ajo është makina e parë e një “madhësie” të tillë që mund të lëvizë nga fuqia e saj. Studiuesit e konsiderojnë këtë zbulim si një hap drejt zhvillimit të nanomakinave , të cilat dikur mund të angazhohen për bartjen e mallrave mikroskopike nga një vend në tjetrin.

Për makinën nanometrike shkencëtarët kanë futur në shfrytëzim katër motorë molekularë të zhvilluar më parë.