Integrimi
Një udhëtim me nxënës drejt Kosovës
Ministria e Diasporës organizon " Kamp - Shkollë Verore" për fëmijë të mërgimtarëve jashtë atdheut, nga data 8 -14 korrik, në kompleksin turistik në Malaj të Rugovës
Pjesë e këtij “Kampi veror” do të janë edhe nxënësit shkollës shqipe në Jura të moshës nga 12 – 14 vjeç.
Ymer Avdiu, përgjegjës i divi-zionit të Arsimit në MD tha se kjo shkollë verore do të bëhet traditë e lindur nga nevoja për të vazhduar më tej përpjekjetr tona për fëmijët tanë që ata të lidhen me gjuhën shqipe dhe atdheun.
Një ditë kur mora ftesën nga ai, u shpërndava nxënësve, ata qeshnin, qeshen me shpirt.
“Faleminderit” më thanë! Do të vish edhe ti me ne? Më ngeli në sy ajo buzëqeshja e tyre, më mbeti në shpirt ai zë në notat e larta të një falënderimi të thellë…Edhe pse ditët e pushimit numrohen “në gishta”do të jem shoqëruesja juaj pa asnjë shpërblim u thash.
Jemi të bindur se të gjithëve ne na udhëheq një dëshirë e zjarrtë për atdheun. Është për tu përgëzuar puna e prindërve shqiptarë që ia kanë hapur dyert Shkollës shqipe në Jura tani e 20 vjet. Kjo tregon se mërgimtarët shqiptarë dinë të ndërtojnë dhe të krijojnë jo vetëm të mira materiale por edhe vlera shpirtërore.
Më tej në bisedë për ”Kampin – Shkollë verore” prindërit Azem Jasiqi, Gani Hasanaj, Ramë Morina, Tafë Osdautaj, Ragip Thaçi, Fatmir Ramabaja, Milazim Berisha, Asllan Kqiku. dhanë fjalën për të u hequr shpenzimet e udhëtimit për fëmijët e tyre që ata të jenë pjesë e këtij pushimi, ndërsa shpenzimet e qëndrimit një javorë do t’ i heq institucioni shtetëror i Kosovë.
Vlerësojmë dëshirën, mundin, kohën, bujarinë dhe idenë e projektit besoj se nisma të tilla duhet të vazhdojnë pasiqë ka vlera në shumë aspekte. Kështu krijohet lidhja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet personave, qarqeve dhe institucioneve me interes në të gjitha lidhjet dhe shtrirjet: Atdhe – mërgatë dhe anasjelltas!
Delemont, 29 qershor 2013
Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik