Shqipëria

Një turiste çeke mbytet në Radhimë të Vlorës

Sipas mediave vendore, bëhet fjalë për turisten Rovena Mejsukova, 74-vjeçare nga Çekia

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se sot në Radhimë të Vlorës është mbytur një turiste çeke.

Gjithnjë sipas mediave vendore, bëhet fjalë për turisten Rovena Mejsukova, 74-vjeçare nga Çekia, përcjell albinfo.ch.

Policia dhe emergjenca kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar se viktima është futur në det për t’u larë dhe ka humbur ndjenjat.

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.