Lajme
Një turist i vrarë dhe një i plagosur në një sulm në Paris
Një turist dyshohet se është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një sulmues me çekiç pranë Kullës Eifel në Paris, raportoi sot “The Sun”, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportimeeve, sulmi ka ndodhur teksa ata po ecnin nëpër lagjen e 15-të të kryeqytetit francez, të shtunën rreth orës 22:00.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, konfirmoi se “kalimtarët” u sulmuan në zonën e Quai de Grenelle, ndërsa u tha se i dyshuari për këtë sulm është arrestuar dhe personi i plagosur po trajtohet nga shërbimet emergjente.
“Policia sapo ka arrestuar një sulmues që sulmonte kalimtarët në Paris, rreth Quai de Grenelle. Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur. Ju lutemi, shmangni zonën”, ka njoftuar ai përmes rrjetit social “Twitter”.
I dyshuari është shtetas francez dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa personi që vdiq ishte gjithashtu një turist me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe filipinase dhe vdiq nga plagët me thikë të marra në shpinë dhe shpatull.
Ndërkaq, turisti britanik thuhet se pësoi një dëmtim në kokë pasi u sulmua me një çekiç.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’