Lajme
Një tërmet prej 4.7 ballësh dridh Austrinë
Një tërmet është regjistruar sot pasdite në Austri, ku lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytetin austriak, në Vjenë, shkruan albinfo.at.
Rreth orës 18.30 toka filloi të dridhej në Austrinë lindore. Shumë vjenezë duket se e kanë ndier atë dhe “trishtimi” dukej i madh edhe në rrjetet sociale. Hashtagu “Erdbeben” (Tërmeti) shpejt u bë numri një në Twitter. Tërmeti gjithashtu është ndier në Burgenland dhe Austrinë e Ulët.
Qendra për Meteorologji dhe Gjeodinamike (ZAMG) raportoi një tërmet prej 4.7 ballësh. Sipas raporteve të mediave austriake, tërmeti ishte më intensiv me epiqendër në Wiener Neustadt dhe Neunkirchen (Austri e Ulët).
Një përdorues shkruan se ishte tërmeti më i fortë që ai ka ndier ndonjëherë. Siç shkruan orf.at, dëmtime të lehta të ndërtesave ka pasur, veçanërisht në zonat e epiqendrave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik