Lajme

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë Rihter ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë rreth orës 07:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), përcjell albinfo.ch.

“Pikat me ngjyra përfaqësojnë dridhjet lokale dhe nivelin e dëmtimit të raportuar nga dëshmitarët okularë”, thuhet në njoftimin e QSME-së.

Sipas QSME, ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm.