Shkurt.ch

Një super ëndërr mbi vranësira

Në panairin e Gjenevës është ekspozuar biznes aeroplani më i ri super luksoz “Boing Jet 737/700”

Një mundësi më shumë për biznesmenët e pasur, kryetarë shtetesh ose për ata që kanë fituar shumë para në lotari, dhe nuk e dini se çfarë të bëjnë me paratë e tyre.

Në Gjenevë të Zvicrës tashmë është hapur panairi “EBACE”, ku janë ekspozuar aeroplanët privat super luksoz.

Një panair i tillë ku po marrin pjesë mbi 480 ekspozues organizohet për të dymbëdhjetë herë në Gjenevë.

Në panair është ekspozuar edhe aeroplani më i ri privat “Boing 737/700” .

Brenda mund gjeni një banjo mermeri me dush, një dhomë gjumi super luksoze, një dhome komode me kuzhinë, internet me shpejtësi të lartë.

Avionët modern të biznesit tashmë ofrojnë çdo gjë që të dëshiron zemra. Kështu, biznesmenët duhet të gjejnë vetëm kohën për të bërë biznes duke udhëtuar rehatshëm.

Aeroplanët “Biznesi Jet” kanë hapësirë për 19 udhëtarë. Për të porositur një aeroplan të tillë që kushton jo më pak se 79 milionë dollarë, biznesmenët duhet të presin 9 deri në 12 muaj.

Nga ana tjetër industria e aeroplanëve është nën presion ekonomik. Gjatë 2011, janë shitur vetëm 703 avionë privatë për shkak krizës ekonomike. Vitin e kaluar në botë ishin rreth 18 mijë avionë privatë në përdorim.