Kosova

Një shtetas i Kosovës gjendet i vdekur në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton albinfo.ch.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tutje njofton se ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’u ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.