Bota
Një shtëpi, një euro
Ky nuk është qyteti i parë italian që e aplikon këtë strategji, por i pari që po i përmbahet premtimit, në mënyrë që shtëpitë e braktisura të mbushen me banorë
Të gjithë mund të ëndërroni të jetoni në ishull, por shumë pak kanë mundësi, për shkak të çmimeve të larta.
Por, Ollolai në Itali e ofron këtë mundësi, duke shitur qindra shtëpi nga një euro, raporton “CNN Travel”.
Ky nuk është qyteti i parë italian që e aplikon këtë strategji, por i pari që po i përmbahet premtimit, në mënyrë që shtëpitë e braktisura të mbushen me banorë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë qytet ishullor janë rreth 200 banesa të ndërtuara, por jo në gjendjen më të mirë dhe blerësit duhet të angazhohen për rinovimin e tyre brenda tre vjetësh, që kushtojnë rreth 25 mijë dollarë.
Nëse vazhdon me këtë trend të ikjes së banorëve, atëherë ky qytet rrezikon të shndërrohet në fantazmë. Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e Ollalait shënoi rënie nga 2 250 në 1 300 .
Efisio Arbau, kryetari i Ollolai, ka thënë se po mundohen të shpëtojnë këtë vend historik.
Raportohet se tre shtëpi janë shitur menjëherë, derisa ka pasur rreth 100 kërkesa për të blerë nga e gjithë bota.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih