Portrete të firmave
Një shtëpi buzë detit, ja ku mund të investoni të sigurt në Shqipëri
Dëshira për të pasur një shtëpi të dytë në bregdet është një trend që vitet e fundit po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet. Nuk ka rëndësi nëse e përdor për të pushuar apo si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura, investimi në çdo rast ka përfitimet e veta.
Next to Vala Mar Premium në Hamallaj Shqipëri, është një kompleks rezidencial ku mund të bëni investimin tuaj për shtëpinë buzë detit. I pozicionuar në një nyje lidhëse midis Tiranës dhe Durrësit, ky kompleks ka akses të lehtë me kryeqytetin dhe aeroportin “Nënë Tereza”. Me një distancë prej vetëm 42 km do t’ju duhet më pak se një orë për të mbërritur në kryeqytet dhe vetëm 40 minuta për të shkuar në aeroport.
Një tjetër pikë favorizuese është edhe vendndodhja e tij, duke u pozicionuar midis natyrës, bregdetit dhe diellit, pranë Kepit të Rodonit në të cilin ndodhen rreth 380 ha pyje me pisha. Arkitektura e zgjedhur nga firma prestigjoze “Uno Architects”, shkrihet në harmoni me natyrën dhe bukurinë e zonës.
Next to Vala Mar Premium është një projekt që përfshin një kompleks shërbimesh dhe garanton një jetesë brenda të gjitha standardeve premium. Projekti përbëhet nga katër mikrosfera që e bëjnë atë gjithpërfshirës.
1.Marina: Limani dhe plazhi i jahteve
Këtu do të gjeni një hapësirë të lundrueshme me vende ankorimi për jahte, skafe e varka si dhe një plazh të dedikuar për banorët e rezidencës dhe për vizitorët.
2.Rezidenca
Vilat në këtë rezidencë janë ndërtuar me një arkitekturë të përzgjedhur duke ruajtur me fanatizëm bukurinë natyrore të zonës. Të projektuara me një dizajn modern dhe cilësi në ndërtim, vilat e këtij kompleksi garantojnë një eksperiencë të re që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës, qetësinë dhe sigurinë 24/7. Të gjitha vilat janë të pajisura me pishinë, dhoma elegante dhe me hapësira të bollshme.
3.La Cittadella: Shërbime, argëtim, relaks
La Cittadella është një tjetër hapësirë e veçantë e Next to Vala Mar Premium ku përfshihen shërbime si bare, restorante, markete, butikë dhe shumë shërbime të tjera që do ta plotësojnë më së miri ditën tuaj duke ju ofruar relaksin e dëshiruar.
4.Hoteli
Vendi që do të ofrojë mikpritje dhe akomodim me cilësi të lartë për të gjithë vizitorët vendas e të huaj si dhe shërbime të specializuara përmes sallave të konferencave dhe vendeve të posaçme për takime ekzekutive.
Next to Vala Mar Premium është destinacioni i të gjithëve në Adriatik. Falë cilësisë së ndërtimit, kushteve bashkëkohore, qetësisë dhe natyrës së bukur prona juaj do të vlerësohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës duke u kthyer në një biznes fitimprurës për të ardhmen.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?