E-Diaspora

Një shqiptare hap biznes me synimin për të ndihmuar refugjatët

Kriza globale e migracionit është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen tani udhëheqësit.

Numri i madh i azilkërkuesve në vendet perëndimore vitet e fundit ka ngritur pyetje të ndryshme: si do të integrohen azilkërkuesit në shoqëri? A janë në gjendje tregjet e punës në këto vende të ofrojnë mundësi për një jetë të pavarur për refugjatët dhe imigrantët? Por çdo sfidë, ofrohen edhe mundësi. Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington, e vendosi të hapë një biznes të ri, të bazuar tek ndërgjegjja sociale, që ofron një produkt të ëmbël dhe të shëndetshëm, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ajo ka vendosur që të punësojë vetëm gra refugjate. Ajo flet për rolin e saj si sipërmarrëse e re, dhe se planet për të ardhmen, përcjell albinfo.ch.