Lajme
Një shqiptare do të ligjërojë në “Arizona State University”
Disenjatorja Krenare Rugova do të ligjërojë në “Arizona State University”
Një ndër kreatoret më të suksesshme të modës pa dyshim se është shqiptarja Krenare Rugova, e cila përveç që ka fituar shumë çmime të rëndësishme të modës, për dizajnet e saj unike, së fundmi ka bërë edhe të ditur se do të ligjërojë në një prej universiteteve më të mira në botë, shkruan albinfo.ch.
Ajo para pak ditësh ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se do të ndajë edhe sekretet e punës së suksesshme me kreatorët e rinj.
Nga shtatori i vitit 2024 ajo do të japë mësim në lëndën “Zhvillimi i Avancuar i Koleksionit në Institutin Herberger për Dizajn dhe Arte” në Arizona State University.
“Jam e lumtur të njoftoj se duke filluar nga semestri vjeshtë ‘24/‘25, do të jap mësim në lëndën ‘Zhvillimi i Avancuar i Koleksionit në Institutin Herberger për Dizajn dhe Arte’ të Arizona State University US”, ka shkruar Rugova në postimin e ndarë në Instagramin e saj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












