Integrimi

Një shqiptar kandidon për deputet në Parlamentin grek

Fatos Malaj do të kandidojë për deputet në Parlamentin grek, në zgjedhjet e muajit tetor, shkruan albinfo.ch.

Kjo është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të Ministrit së Diasporës në Shqipëri.

“Puna e tij si ndërmjetës ndërkulturor në Drejtorinë e Emigracionit i ka dhënë mundësinë të jetë përherë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë dhe në integrimin e tyre në shoqërinë greke”, thuhet në shkrimin e ministrisë.

Ndërsa Malaj ka thënë se ka shumë për të dhënë përmes këtij posti, përcjell albinfo.ch.

 “Unë kam shumë më tepër për të thënë në Parlament nga origjina ime shqiptare”, citohet të ketë thënë ai në ceremoninë e prezantimit si kandidat.

Fatos Malaj (Facebook)