Gjuha
Një shkollë shqipe në Memmingen të Gjermanisë
Në Memmingen të Gjermanisë është hapur shkolla shqipe e mësimit plotësues me planprogram dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës.
Mësimi zhvillohet në tri nivele. Niveli i parë përfshin grupmoshat nga 6 deri në 10 vjeç, niveli i dytë nga 10 deri në 14 dhe niveli i tretë nga 14 deri në 17 vjeç.
Mësuesja e klasës, Ilmije Durmishi – Islami, tha për Telegrafin se gjuha amtare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor të fëmijës njëgjuhësh, por që rritet në kushte dygjuhësie.
“Fëmijët këtu janë me dy kultura gjuhësore. Në shtëpi flet shqip, kurse në shkollë gjermanisht.
Dygjuhësia e mërgimit është e domosdoshme të nxitet dhe të përkrahet si nga prindërit, ashtu edhe nga shkolla”, tha mësuesja Durmishi-Islami.
Sipas saj, me mësim plotësues në gjuhën shqipe nxënësit do të jenë më të suksesshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm.
Mësuesja Durmishi–Islami tha se hapja e shkollës nuk ishte e lehtë, por falë angazhimit të prindërve, të cilët kontribuuan për të mirën e fëmijëve të tyre, ia doli të hapë shkollën për mësimin në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













