ALBINFO.CH
Integrimi
Një Romeo nga Gjilani, një Xhuljetë nga Bazeli dhe disa të tjerë
Të premten në Bazel të Zvicrës është dhënë premiera e shfaqjes “ Vizita nga Gjilani, Kosova”, e cila si bosht kishte dashurinë në mes të Halilit dhe Hajdit, por edhe kundërthëniet që dalin nga ballafaqimi mes dy kulturave.
Zakonisht kur përmendet teatri, jemi mësuar të dëgjojmë edhe për dërrasat e Teatrit, apo skenën e Teatrit. Por jo edhe kësaj here. TheaterFalle nga Bazeli në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit në Gjilan si dhe Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e vi“, kanë sjellë diçka të pazakontë: një Teatër Mobil.
Halili, kosovar, i biri I Hamdiut dhe Hajdi, zvicerane, e bija e Hugos, janë dy të rinj që pëlqejnë njëri tjetrin e më pas edhe dashurohen. Por një gjë ata nuk e kishin parashikuar: si do ta presin prinderit dashurinë e tyre. Hugo, një zviceran paksa konservator, ndërsa në anën tjetër Hamdiu, një ish punëtor ndërtimtarie në Zvicër.
Stereotipet, keqkuptimet por edhe informatat e pakta në mes dy kulturave, dalin të pah vetëm kur familja e Halilit udhëton për në Zvicër për t’u njohur me familjen e Hajdit. Udhëtim ky që nxjerr edhe një herë në sipërfaqe dallimet mes dy kulturave, por që jo gjithçka mbetet ashtu sic ka qenë. Ngase njohja dhe kontaktet me njëri tjetrin, bëjnë që të thyhen barrierat që kanë pasur mes vete.
Ridvan Murati, apo Halili, ishte personi I cili bartte pothuajse tërë përgjegjësinë për këtë aktivitet. Pasi që më parë ka qenë aktor në Teatrin e Gjilanit dhe tashmë në TheaterFalle, si një njohës i dy metodave të punës, ai në këtë shfaqje pos si bartës I rolit kryesor, ishte edhe urë lidhëse mes ekipit kosovar dhe atij zviceran.
I pyetur nga albinfo.ch pas premierës, ai edhe pse i lodhur nga gjithë përgjegjësia që kishte, shprehet tepër i kënaqur nga rezultatet e shfaqjes. Ai thekson se kur është puna e integrimit të të huajve në Zvicër, shumë njerez përfitojnë të ardhura personale nga projekte të ndryshme, por Projekti “Vizita në Bazel”, përkundër mjeteve të pakta financiare në dispozicion, ka arritur diçka shumë të madhë.
Në anën tjetër, Attila Gaspar, shef ekzekutiv në Theaterfalle, po ashtu shprehet I ngazëllyer me këtë projekt. Pasi që shfaqja zhvillohet në dy pjesë mjaft të hasmuara të Bazelit, ky ishte lokacioni perfekt për të ndërtuar ura miqësie, apo thyerje stereotipesh e kundërthëniesh në mes njerëzve të çfarëdo kulture, prejardhje apo gjinie.
Sabine Schädler – Heidi, një nuse e ardhshme kosovare, ka një vlerësim mjaft të lartë për palën kosovare. Ajo beson se qëllimin që ata si ekip ia kishin vënë vetes, e kanë realizuar dhe presin me padurim vitin e ardhshëm që të procedojnë me pjesën tjetër të shfaqjes ku pala zvicerane shkon për vizitë në Gjilan.
Për Avni Shkodrën, metodat apo edhe vet mënyra e shfaqjes ishte krejtësisht e re, për dallim nga teatri tradicional. Ai e ka mirëpritur këtë metodë, dhe mezi pret që të kthehet në Gjilan, ku njohuritë e marra nga kjo përvojë, ti` ndajë me kolegët e tjerë nga Gjilani.
Në këtë shfaqje me rolet e tyre u paraqitën aktorët: Avni Shkodra, Rolf Brügger, Kushtrim Qerimi, Ursina Gregori e Alban Shahiqi. Kurse, Noemie Schwank është angazhuar në këtë shfaqje si muzikante dhe Kushtrim Zeqiri si artist vizuel.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?