CH-Ballkani
Një resort i jashtëzakonshëm në Shqipëri
Ky është një projekt unik, i cili kombinon turizmin dhe banimin. Me koncepte të avancuara ndërtohet hoteli luksoz me 120 dhoma dhe suita, vila dhe apartamente në sipërfaqe të ndryshme
“Green Coast” ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oazë qetësie dhe kënaqësie.
Ky është një projekt unik, i cili kombinon turizmin dhe banimin. Me koncepte të avancuara ndërtohet hoteli luksoz me 120 dhoma dhe suita, vila dhe apartamente në sipërfaqe të ndryshme. Me cilësi të lartë ndërtimi, me teknologji të avancuar, arkitekturë moderne të ndërthurur me detaje tipike të zonës, vijnë me elegancë vilat Elitë, Individuale, Twin dhe Apartamentet.
Çdo vilë dhe apartament ruan pamjen e mrekullueshme të detit, ofron privatësi maksimale, mund të shijohet kopshti i bukur me gjelbërim dhe veranda për kafen e mëngjesit. E cilësuar si një destiancion botëror i rekomandueshëm ky vend e meriton plotësisht këtë vlerësim duke ofruar nje panoramë të mrekullueshme të gjithë përbërësve të natyrës.
Si një nga Resortet me të mira në Ballkan “Green Coast “është përkujdesur për çdo detaj. Ofron shërbime të një cilësie të lartë, me siguri 24 orë, mirëmbajtje në çdo ditë të vitit, shërbimin Butler për të gjithë banorët dhe vizitorët, Wi-Fi dhe parkim të garantuar, bar- restorant- beach bar, farmaci, qendër shëndetësore, ambiente të dedikuara sportit dhe eventeve, water sport, SPA – Wellnes Center, pishinë, etj, duke u bërë destiancioni juaj i preferuar.
Me një kombinim marramendës të ngjyrës së kaltër të detit, me gjelbërimin e natyrës, me florë dhe faunë të pasur, Palasa është cilësuar si një nga Perlat e Rivierës Shqiptare dhe të detit Mesdhe.
Tashmë vilat janë në shitje, kurse për vizitorët e ndryshëm, apartamentet do të jenë me qira nga viti i ardhshëm.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














