Lajme
Një raport amerikan thotë se Covid-19 doli nga laboratori në Wuhan
Gjatë muajit maj, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar që të gjendet një përgjigje për origjinën e virusit
Një laborator kombëtar i Qeverisë amerikane arriti në përfundimin se hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori kinez i Wuhan është e besueshme. Këtë zbulon e përditshmja “Wall Street Journal” (WSJ), të hënën e 7 qershorit.
Laboratori Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni përgatiti studimin në maj të vitit 2020 dhe më pas ia referoi Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH). Ky studim filloi gjatë muajve të fundit të administratës Trump.
Sipas WSJ, vlerësimi i laboratorit është bazuar në një analizë gjenomike të Covid-19. Gjatë muajit maj, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar që të gjendet një përgjigje për origjinën e virusit.
Dy janë skenarët që po shqyrtojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Virusi mund të ketë dalë nga një aksident laboratorik, ose ka dalë nëpërmjet një kontakti njerëzor me një kafshë të infektur. Por, Biden shton se ende nuk kanë një përfundim të saktë.
Një nga raportet e klasifikuara të inteligjencës amerikane ka qarkulluar gjatë administratës së ish Presidentit Donald Trump. Në raport pretendohej se tre studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan u sëmurën aq shumë në nëntor 2019, sa kërkuan kujdes spitalor.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se nuk është transparente në lidhje me origjinën e virusit. Pekini e ka mohuar këtë akuzë.
Mike Ryan, një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të hënën se OBSH-ja nuk mund ta detyrojë Kinën të zbulojë më shumë të dhëna mbi origjinën e Covid-19.
Në fillim të këtij muaji, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, i bëri thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë mjekëve. Sipas tij, këto të dhëna mund të jenë jetike nëse Covid-19 u shfaq për herë të parë si rezultat i një rrjedhje laboratori.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit