Shkurt.ch

Një qytetari të BE-së nuk i garantohet qëndrimi nëse nuk gjen punë

Nëse qytetarët e BE-së nuk mund të sigurojnë një vend pune, nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në kohë të pacaktuar në Zvicër.

Gjykata Federale e ka hedhur poshtë ankesën e një gjermani, i cili kishte ardhur në Zvicër më 2006. Më vonë ai e kishte humbur punën dhe ka marrë kompensimet nga fondi i papunësisë dhe ndihma sociale. Leja e tij e qëndrimit ishte përtërirë, por vetëm me kusht që ai do të gjejë një punë të re.

Gjykata Administrative në Solothurn kishte refuzuar kërkesën për ripërtëritjen e lejës së qëndrimit, gjermani ishte ankuar para Gjykatës Federale.