Kosova

Një polic i Kosovës u ndalua nga Serbia në Merdar

Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdar, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, polici i ndaluar nga Serbia është pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media mëson se polici i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdar është Lumni Berisha.

Aktualisht nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij.