Kosova
Një plumb plagos dy persona
"Një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë”, thuhet në raportin e Policisë,

Policia e Kosovës me anë të komunikate ka bërë të ditur se dy persona janë plagosur nga një plumb në Prizren, që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.
“Rreth orës 20:20 minuta, në rrugën ‘Vëllezërit Dehiri’, një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Waltro” e kalibrit 9 mm.
Policia e Kosovës më tutje ka njoftuar se lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
E-Diaspora
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani Doktori me origjinë nga Drenasi emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani ...
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
-
Blerta Berisha: Rrugëtimi i suksesit dhe kontributit për komunitetin shqiptar
-
Gjermani: Dënim i përjetshëm për vrasjen e boksierit Besar Nimani
Jeta në Zvicër
-
Janë rritur rastet e falimentimit në Zvicër Numri total i procedimeve zyrtare të hapura ndaj bizneseve dhe individëve në bazë të Ligjit për...
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë duan të blejnë prona
-
Deputetët kërkojnë të privojnë Lozanën nga statusi i saj si “kryeqyteti i Vaud-it”
-
Qafat malore zvicerane do të rihapen së shpejti për trafikun e makinave