Shqipëria
Një pjesë e kokainës, e kapur në Durrës, do të shkonte në Zvicër e Gjermani
Dyshohet se “grupet e fuqishme nga Kosova” në Zvicër porositën një pjesë nga 613 kilogramëve të kokainës që u sekuestrua javë në parë në portin e Durrësit në Shqipëri. Përveç Zvicrës, një pjesë e saj kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.
E përditshmja kosovare “Koha Ditore” shkruan se grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në shtetin zviceran janë porositësit e një pjese të kokainës, e për këtë po dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria thotë se udhëtimet e shpeshta të Donald Lushajt, shofer i kamionit që transportonte kontejnerin për në Kosovë, me dy automjete të ndryshme, ishte një nga shkaset që çuan deri te dyshimet e para.
Donald Lushaj e Armando Pezaku janë arrestuar nga policia, ndërsa për pronarin e kompanisë është shpallur arrest ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik