Integrimi

Një pikë shkollore hapet në Zvicër për 7 Mars

7 Marsi i vitit 2019, solli edhe një dhuratë për fëmijët shqiptare në qytetin Uster të Kantonit të Cyrihut.

Hapet edhe një pikë shkollore në gjuhën shqipe dhe natyrisht nxënësit kanë mundësinë që nga dita e enjte t’i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.

Pra kjo festë kombëtare nuk ishte vetëm një festë e zakonshme që i bashkëngjitet festave të tjera, por edhe një festë për të cilën u gëzuan në rend të parë prindërit sepse është një mundësi më shumë që fëmijët e tyre t`i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, përcjell tutje albinfo.ch.

“Prandaj, Ju ftojmë, që edhe Ju të na bashkoheni në shkollën shqipe, sepse gjuha shqipe është gjuha jonë, të cilën na e kanë lënë amanet baballarët tanë”, thonë organizatorët.

Gjuha mbron flamurin, identitetin, atdheun!

Orari: çdo të enjte,paralel në dy klasë, në shkollën Freiestrasse 20, Uster:

Grupi i parë (kl.I-II) prej orës 15.30 – 17.15,

Grupi i dytë  (kl.III-IV) prej orës 17:15-19:00

Grupi i tretë  (kl.V-VI) prej orës 15.30 – 17.15,

Grupi i katërt (kl.VII-VIII) prej orës 17:15-19:00

Ju mirëpret mësuesi i shkollës shqipe:

Vaxhid Sejdiu, Tel.  076 321 26 94