Kosova

Një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, ngarkohen edhe pikat kufitare.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Qendra e Menaxhimit Kufitar në Kosovë, për të hyrë në vend, përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë ka një orë pritje ose 500 metra kolonë.

30 minuta pritje ka edhe në Kullë, pikë kufitare kjo mes Kosovës dhe Malit të Zi, megjithatë, pritjet janë të gjata për të dalë nga Kosova që shkojnë në 20 minuta.

Këtë mëngjes, 10 minuta ka pritje në Merdar.