Kosova

Një muaj paraburgim dy të arrestuarve që dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri u ka caktuar nga një muaj paraburgim E.B dhe H.Xh, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizi që të arratisej nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i njërit nga të dyshuarit, Lutfi Tahiri.

“Po është mbajtur sot senaca gjyqësore dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë ai për Telegrafin.

E.B dhe H.Xh dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, përcjell albinfo.ch.