Lifestyle
Një mori aktorësh të jashtëzakonshëm në filmin e Tarantinos
Aktori Leonardo di Caprio do të jetë roli kryesor në filmin që flet për vrasjet e Charles Manson, ndonëse nuk do ta ketë rolin e liderit kult amerikan.
Di Caprio në fakt do të marrë pjesë në pjesën e mëvonshme të filmit emri i të cilit ende nuk dihet, ndonëse është e qartë se produksionin dhe regjinë do ta bëjë i shpërblyeri me Oscar, Quentin Tarantino, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk dihen as të tjera detaje rreth këtij filmi, por vetë regjisori kishte deklaruar qysh në nëntor që nuk do të jetë film i madh biografik, por një tregim që do të zhvillohej në verën e 1969 kur një seri vrasjesh mizore kishin ndodhur në Kalifornia të kryera nga ithtarët e Mansonit.
Manson, njëri prej kriminelëve më famëkeq të shekullit 20, vdiq në nëntor në moshën 83-vjeçare. Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për urdhrin në vrasjen e 9 personave, përfshirë aktoren Sharon Tate.
Filmi do të duhej të publikohej më 9 gusht 2019, saktësisht 50 vjet që nga kryerja e vrasjeve.
Raportohet se rolin e Tate do të duhej ta aktronte australiania, Margot Robbie. Tom Cruise dhe Brad Pitt dhe Al Pacino po ashtu thuhet se do të jenë pjesë e filmit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë