Fotolajmi
Një milion punëtorë të Evropës Lindore punojnë në Britaninë e Madhe
Numri i punëtorëve në Britani të Madhe nga tetë vendet e Evropës Lindore që u bashkuan me BE-në, në maj 2004, për herë të parë ka tejkaluar një milion njerëz, sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ONS), përcjell albinfo.ch.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, nga prilli deri në fund të qershorit, rritja e 44,000 e numrit të punëtorëve vjen nga Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Lituania, Estonia, Letonia dhe Sllovenia, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015.
Në tregun e punës, punëtorët nga tetë shtete ish-komuniste për dhjetë vjet kanë rritur numrin më shumë se katër herë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje vjen nga polakët të cilët janë tani grupi më i madh nga Evropa Lindore.
Në Britani punojnë 260,000 bullgarë dhe rumunë, ose për një vit rreth 87,000 punëtorë.
Dy vendet e Ballkanit kanë hyrë në BE më 1 janar 2007, qytetarët e tyre mund të punësohen lirisht në vendet e BE-së, dhe në ekonominë britanike, deri në janar të vitit 2013.
Tani ekonomia britanike ka 2.2 milion punonjës të shteteve anëtare, për një vit bëhet fjalë për një rritje prej 200 mijë njerëz.
Gjatë të njëjtës periudhë, papunësia në Britani vazhdon të bjerë.
Në tremujorin e dytë është ulur me një tjetër 52,000 dhe tani qëndron në 1,6 milionë të papunë. Kjo e bën tregun britanik të punës të jetë i qëndrueshëm.
Numri i të huajve të punësuar nga vendet jashtë vendet e BE-së mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel dhe tani është 1.2 milionë emigrantë.
Këto janë të dhënat e para statistikore mbi migracionin në Britani pas referendumit të 23 qershorit dhe përsëri i shfrytëzojnë aktivistët për të bërë fushatë për Brexit, në mbrojtjen e pozicionit të tyre për braktisjen e BE-së.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje