Tematike
Një mënyrë e re për t’u ndarë ose divorcuar: me marrëveshje, tek ndërmjetësuesi, online
Modeli ynë ju sjell një zgjidhje, pavarësisht vështirësisë së situatës suaj. Dixhitalizimi dhe përfitimi në efikastitet na mundësojnë që të ofrojmë çmime jashtë çdo konkurrence
Krizat stimulojnë inovacionin. Shume kompani të mesme dhe të vogla janë detyruar të rishikojnë modelin e tyre të biznesit, të ndërrojnë mënyrën e të punuarit, të krijojnë produkte të reja. I tillë ishte edhe rasti ynë.
Pas shumë muajve zhvillim, jemi shumë të lumtur t’ua prezantojmë sot mënyrën se si sot e kemi bartur njërin nga shërbimet tona online.
Ka dhjetëra vite tashmë që ne këshillojmë dhe shoqërojmë çiftet në ndarjen ose divorcin e tyre përmes ndërmjetësimit. Si ndërmjetësues të betuar nga Gjykata Kantonale, ne i adresojmë konventat tek gjyqtarët për homologim të tyre. Ndërmjetësimi është një alternativë e vërtete ndaj procedurës gjyqësore. Në pothuajse të gjitha rastet, dosja që ne përgatisim mjafton për të konfirmuar ndarjen ose shpallur divorcin. Për më tepër, në rast të procedurës në vijim dhe në rastet lidhur me të drejtat e fëmijëve të mitur, palët kanë të drejtën e ndërmjetësimit falas nën këto kushte: a) në mungesë të mjeteve financiare të nevojshme dhe b) kur gjykata rekomandon ndërmjetësimin.
Si të vendoset e gjithë kjo në internet? I kemi përkufizuar dy procese. I pari është ai administrativ dhe ka të bëjë me regjistrimin e dosjes tuaj në platformën tonë të re. Në bazë të kësaj, mund të hartojmë konventën e ndarjes ose divorcit dhe ta përcjellim tek Gjykata, nuk ka nevojë për asgjë më shumë nga ana e bashkëshortëve.
Por atëherë çfarë ndodh në rast se ka mospajtime në mes të bashkëshortëve, për shembull në lidhje me ditët e kujdestarisë ose pensionit ushqimor? Kjo është arsyeja përse kemi zhvilluar një mekanizëm të menaxhimit inovativ të konfliktit përmes disa niveleve. Në vend të vizitës te ndërmjetësuesi për të diskutuar dosjen e ndarjes ose divorcit dhe elaborimit të të gjitha marrëveshjeve në disa seanca, kjo qasje e re do të na mundësojë të fokusohemi në më të rëndësishmen: në mospajtimet e vazhdueshme.
Bashkëshortët mund të plotësojnë të gjithë dosjen duke njoftuar vetëm për pikat specifike ku kërkojnë ndërmjetësim. Nga ana jonë, do të përgatisim konventën dhe pajtojmë pikat e hapura njëkohësisht. Inovacioni ynë shkon edhe më tej: propozojmë një model të shkallëve (niveleve) i cili i merr parasysh llojet e ndryshme të konflikteve duke i kombinuar në lidhje me situatën specifike të dosjes. Vjen pra shkalla e parë, e cila, në rast të pajtimit të plotë, ka nevojë vetëm për disa këshilla ose një ndërmjetësim përmes telefonit. E gjitha është e përfshirë në çmimin tonë bazik i cili sfidon çdo çmim tjetër në Zvicër: CHF 290.- për një ndarje dhe 390.- për një divorc, me të gjitha taksat e përfshira.
Nëse mospajtimi vazhdon, ne kalojmë në nivelin e parë, te një ndërmjetësim klasik i cili shpërndahet në 3 deri në 5 seanca dhe i cili mund të bëhet përmes videokonferencës. Nëse situata ngel e bllokuar ose si alternativë që nga fillimi i procesit, juristi ynë mund të ju bëjë një propozim gjyqësor sipas rregullave dhe zakoneve të gjykatave zvicerane. Kjo është shkalla e dytë. Si shkallë të tretë të modelit tonë, bashkëshortët mund të lejojnë gjyqtarin të vendosë rreth pikave të konfliktit.
Pra, modeli ynë ju sjell një zgjidhje, pavarësisht vështirësisë së situatës suaj. Dixhitalizimi dhe përfitimi në efikastitet na mundësojnë që të ofrojmë çmime jashtë çdo konkurrence. E gjithë kjo duke pasur në dispozicionin tuaj ndërmjetësues të cilët do të trajtojnë rastin tuaj miqësisht.
Jemi në dispozicionin tuaj !
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane