Shkurt.ch

Një makinë godet ushtarët: 6 të plagosur

Trupat ushtarake janë goditur nga një makinë në periferi të Parisit. Të paktën gjashtë persona u plagosën. Automjeti është ende në arratisje.

Një makinë ka sulmuar ushtarët e Operacionit Sentinel të mërkurën në mëngjes, në periferi, në veriperëndim të Parisit, duke bërë gjashtë të plagosur, dy në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur selia e policisë së Parisit, njofton albinfo.ch.

Sipas “Le Parisien”, sulmi ka ndodhur në Levallois-Perret.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ndërsa automjeti është ende në arrati, derisa burimet shtojnë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve më rëndë nuk është në rrezik.