Lajme
Një luaneshë në rrugët e Berlinit, thirrje gjermanëve të qëndrojnë brenda
Një luaneshë bredh rrugëve të Berlinit, policia paralajmëron qytetarët
Një “kafshë që është e lirë dhe e rrezikshme”, e dyshuar të jetë një luaneshë, thuhet se u pa në një rajon të Potsdamit, në periferi të kryeqytetit gjerman, Berlin, të enjten, ka thënë policia, shkruan Bild, përcjell albinfo.ch.
Banorët paralajmërohen të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mbajnë kafshët shtëpiake brenda.
Policia dhe zjarrfikësit njoftuan herët në mëngjes përmes mediave sociale se besojnë se kafsha e egër, e pikasur gjatë natës, ka të ngjarë të jetë një luaneshë.
“Nuk e dimë se nga erdhi ajo”, tha zëdhënës i policisë lokale.
Ai shtoi se kopshtet zoologjike, parqet e kafshëve, cirqet dhe objektet e mirëqenies së kafshëve në zonë, nuk e kanë raportuar luaneshën të zhdukur.
Një dëshmitar lajmëroi policinë për praninë e maces së madhe, pasi e filmoi atë në shkurre nga vetura e tij.
Disa dëshmitarë pretenduan se kishin regjistruar një video të një grabitqari të madh që gjuante dhe vriste një derr të egër.
Policia tha se helikopterët po përdoreshin për të kërkuar kafshën në periferi të Kleinmachnow dhe në komunitetet fqinje.
Kleinmachnow ndodhet në periferi jugore të Berlinit dhe ka rreth 20,000 banorë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?