Gjuha

Një libër gjermanisht i autorit shqiptar: “Shtëpia pa pasqyrë”

Libri i Arbër Shabanajt “Haus ohne Spiegel” përmbledh shtatë rrëfime që bëjnë fjalë për ngjarjet që shqiptarët në Kosovë i kanë përjetuar në historinë më të re

Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë një pjesë e panjohur e Evropës. Po kjo vlen edhe për Kosovën. Ky regjion që fillimisht i takonte Jugosllavisë e pastaj Serbisë, si rezultat i luftës së Kosovës, në vitin 2008 ka shpallur pavarësinë dhe që sot funksionon si shtet i pavarur me kryeqytetin, Prishtinën, ndodhet në mes të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë – dhe ka deri më sot një status ende të padefinuar deri në fund në të drejtën ndërkombëtare.

Biologu dhe juristi i lindur në viti 1970 në Kosovë, Arbër Shabanaj ka lëshuar vendin në vitin 1991 nën presionin e regjimit serb i cili bënte diskriminim brutal rë shqiptarëve. Ai sot jeton dhe punon në Wuppertal ku, përmes shkrimit, i përpunon kujtimet nga e kaluara e vet dhe e regjionit të tij të prejardhjes, shkruan wuppertaler-Rundschau.de.

Libri i tij “Haus ohne Spiegel” (Shtëpia pa pasqyrë), brenda 104 faqeve përmbledh shtatë rrëfime që bëjnë fjalë për ngjarjet politike dhe shoqërore që shqiptarët në Kosovë i kanë përjetuar në historinë më të re.
Temat dhe tablotë e Shabanajt të lënë përhtypjen sikur vijnë nga një botë e largët, transmeton albinfo.ch. Por, ai që i hyn leximit të tij, faqe pas faqeje fiton një pasqyrë gjithnjë më të qartë mbi një regjion i cili është fare afër Adriatikut.

Demontimi i një punëtorie teknike nga vetë të punësuarit e saj, puna e detyruar nën kualifikimin e tij që duhet ta pranjë një inxhinier për të mbijetuar, varësia e suksesit profesional-artistik nga një përkatësi e caktuar partiake: Këto janë tekstet që shënojnë realitetet politike që më parë ishin në fuqi por ndikimi i të cilave vazhdon edhe sot.

Por, para së gjithash emocionaliteti ndërnjerëzor ka një rol të rëndësishëm në rrëfimet e Arbër Shabanajt. Një shembull për këtë është titulli i rrëfimit me të cilin autori e ka titulluar edhe librin “Shtëpia pa pasqyrë”. Këtu e gjetiu, dashuria është gjithnjë në fokus e cila përkundër pamundësisë fiktive e gjen rrugën e saj. Veprimet rrjedhin përmes shtigjesh me pengesa të ndryshme. Edhe me këtë rast rrëfimet e Arbrit hedhin dritë mbi raportet shoqërore që duket sikur ndodhin “shumë larg” por që në fakt po zhvillohen në Evropën Juglindore të shekullit 21.

Tekstet përshkohen nga përshkrime intensive të emocioneve dhe një tendencë e theksuar poetike. Kush e ndjek rrugën e përshkruar nga Shabanaj, fiton një tablo çfarë nuk mund ta japë asfarë seminari politik ose i shkenave shoqërore.

Tekstet e Shabanajt herë-herë tingëllojnë si të një “mode të shkuar”. Autori thotë se ai, përkundër kohës së gjatë që ka jetuar në Gjermani në rrethana problematike si azilkërkues, nuk ka vizituar asnjë kurs të gjermanishtes. Në raport me këtë rrethanë, qasja e tij me gjuhen gjermane në rrafshin letrar është mahnitëse. Shtatë tekstet e “Shtëpisë pa pasqyrë” e mbajnë lexuesin të lidhur pas vetes. Dhe, kur libri të jetë mbyllur, rrëfimet vazhdojnë të jehojnë edhe gjatë kohë.

Libri është botim i shtëpisë botuese Projekte-Verlag Cornelius dhe kushton 10.80 euro.