Shkurt.ch

Një letër testamenti njofton vdekjen e binjakeve

Agjencia italiane ANSA si dhe e përditshmja “La Repubblica” kanë shpallur një informacion tronditës rreth zhdukjes së binjakeve.

Sipas shtypit italian, dje në mëngjes nëna e dy vajzave e ka marrë një letër nga burri i saj, Matthias S, i cili i dha fund jetës së tij duke u hedhur nën një tren. Letra në fjalë përmban vetëm disa rreshta : “Ato pushojnë në paqe dhe nuk kanë vuajtur. Nuk do t’i shohësh më kurrë”.

Fatkeqësisht, ky element i ri lë shumë pak dyshim për përfundimin e kësaj drame familjare.  Sipas policisë të Vaud-it, letra është dërguar nga Toulon. Hetuesit janë duke i vazhduar hulumtimet.