Shkurt.ch

Një kuti “e dyshimtë” këpucësh alarmon policinë

Specialistët për çminim e neutralizuan kutinë, e cila doli të jetë kuti e thjeshtë, e zbrazët këpucësh

Të shtunën në Friburg një kuti kartoni, në rrugë, afër selisë së drejtorisë kantonale të financave kishte ngjallur dyshime se mund të fshihte diç të rrezikshme. Dyshimin e kishte rritur një kokë të vdekuri, e vizatuar në atë kuti.

Për të hulumtuar rastin ishin angazhuar specialistët për çminim të cilët e neutralizuan kutinë, e cila doli të jetë kuti e thjeshtë, e zbrazët këpucësh.

Kutinë e kishin punuar dy të rinj, të cilët pas bërjes së ditur të rastit u paraqitën në polici. Ata e kishin përgatitur atë kuti për të marrë pjesë në një konkurs në kuadër të festivalit të filmit openair në Friburg.

Duke u kthyer në shtëpi, ata, thjesht e kishin hedhur në rrugë veprën e tyre “artistike”  pa menduar se ajo do të shkaktonte gjithë atë rrëmujë.