Zhvillim
Një kthim i suksesshëm në Kosovë me ekspertizën zvicerane
Në vitin 2012 z. Krasniqi vendosi të kthehej në Kosovë. Ai bëri investime në fermën e familjes së tij. Që atëherë, Avdullahu kultivon të lashta organike, pula për vezë etj.
Avdullah Krasniqi kishte filluar në vitin 1988 punën në Zvicër. Ai punonte për inxhinierin e bujqësisë Kaspar Günthard në Dällikon të Cyrihut, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga newsletter e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Përgjatë dhjetë viteve të punës, Avdullahu ka grumbulluar njohuri të konsiderueshme mbi kultivimin e produkteve organike (bio). Ai e ka avancuar ekspertizën e tij duke punuar në një kompani të specializuar për rritjen organike të produkteve dhe për florist.
Në vitin 2012 z. Krasniqi vendosi të kthehej në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ai bëri investime në fermën e familjes së tij. Që atëherë, Avdullahu kultivon të lashta organike dhe pula për vezë.
Sot, ai ofron një gamë të madhe të produkteve organike: vezë, perime – patate, qepë, hudhër, kunguj, pastaj fruta, si mollë të llojeve të veçanta dhe dredhëza. Ai rregullisht furnizon shitoren “Hambar”, të specializuar për shitje të prodhimeve organike, e cila gjendet në afërsi të Ambasadës së Austrisë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?