Kosova

Një kosovar godet gjashtë persona me veturë në Berlin

Të dielën u raportuar për gjashtë persona që u goditë nga një veturë në Berlin, Gjermani. Menjëherë pas këtij lajmi, mediat gjermane kanë raportuar  se vozitësi i atij automjeti ka qenë një 24 vjeçar nga Kosova, Refail A, përcjellë albinfo.ch.

Mediat atje gjithashtu kanë raportuar se në gjakun e tij janë gjetur 0.7 promil alkool.

Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Martin Helweg, ka treguar se 24-vjeçari, që ka leje qëndrim gjerman.

Gjithashtu është bërë e ditur se 24 vjeçari ishte me veturë me targa të Estonisë. Incidenti ka ndodhur në stacionin e metros “Banhof Zoo”, pak para orës 7 të mëngjesit të dielën.

Kalimtarët ishin goditur nga vetura Mercedes SUV  dhe kanë marrë lëndime serioze.

Të lënduarit janë transportuar me helikopter në spital.Një nga të lënduarit ishte përfundi veturës.

Raportohet se tre nga të lënduarit ishin të pastrehë.

Sipas raportimit të gazetës gjermane “Berliner Zeitung”, pas shkaktimit të aksidentit kosovari kishte kërkuar falje disa herë dhe sipas dëshmitarëve ai ka qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe.

I njejti  është liruar me procedur të rregullt. /albinfo.ch