Lajme

Një koncept i ri i blerjeve u lansua në Cyrih

Produktet mund të skanohen drejtpërdrejt me celular dhe të paguhen në arkë, një veçanti e pazakonshme në Zvicër

Migrolino, një degë e supermarketit Migros, filloi këtë të enjten një dyqan të ri “Gooods” në stacionin hekurudhor Tiefenbrunnen të Cyrihut.

Produktet atje mund të skanohen drejtpërdrejt me celular dhe të paguhen në arkë, një veçanti e pazakonshme në Zvicër.

“Me këtë koncept ne duam të marrim tendenca të reja”, tha menaxherja e projektit, Alexandra Vogel, duke shtuar se lokacionet e reja të Gooods do të hapen së shpejti në stacionet e tjera të trenit, si dhe në qendrat e qytetit dhe stacionet e benzinës, në sipërfaqe deri në 250 m2.