Zhvillim

Një kompani turke hap 40 vende pune në Kumanovë

Kompania turke “Euro Nju Jork” tashmë ka instaluar mjetet e reja dhe makinat dhe pritet fillimi i punës. Ajo ka marrë me qira ish fabrikën e pyjeve

Një komani turke brenda një periudhe të shkurtër do t’i hapë 40 vende të reja punë në Kumanovë, pasi që ka marrë në shfrytëzim ish kompaninë e përpunimit të drurit në këtë qytet. Kompania turke “Euro Nju Jork” tashmë ka instaluar mjetet e reja dhe makinat dhe pritet fillimi i punës.

Sipas informatave nga Kumanova, firma turke do ta rikthej në jetë, Fabrika për përpunimin e drurit e cila është në përbërje të Ekonomisë së Pyjeve, e  cila ka pushuar së funksionuari shtatë vite më parë.

“Firma turke në pesë vitet e ardhshme do të menaxhoj me këtë fabrikë të Ekonomisë së pyjeve dega në Kumanovë. Marrëveshja me firmën “Euro Nju Jork” dhe fabrikën për përpunimin e druve është nënshkruar në fillimin e vitit, ndërsa qiramarrësit e rinj do të nisin me punë pas vitit të ri”, deklaroi Vait Saiti, drejtor i Ekonomisë së pyjeve dega në Kumanovë, transmeton zhurnal.

Të gjitha marrëveshjet, sipas tij, janë nënshkruar, ndërsa kompani menjëherë ka sjellë shumë lëndë trupore dhe së shpejti mund të nisë punën.

“Momentalisht është dhënë në shfrytëzim me vendim të Qeverisë. Qëllimi është që të hapet fabrika e cila do t`i punësoje bashkëqytetarët tanë. Fabrika kishte dikur 200 të punësuar, por sa do të janë tani, nuk e di. Pronari sheh fitimin e tij”, deklaroi mes tjerash Saiti.

Kompania turke tashmë ka instaluar mjetet e reja dhe makinat. Pritet që të janë dyzetë punëtorë, ndërsa do të përpunohet çdo lloj i drurit.