Lajme

“Një kafe me Çunin”, në Gjenevë

Çun Lajçi, me librat e tij, ju pret për tri ditë rresht (11-13 tetor) në restorantin “Grill Prizreni”, në Vernier (Geneve)

Duke filluar nga sot, e premte, më 11 tetor, tri ditë rresht, deri të dielën, më 13 tetor, jemi të nderuar të takohemi me artistin tonë, Çun Lajçi dhe me artin e tij letrar.
“Një kafe me Çunin”, është shenjë mikpritjeje, vlerësim dhe dashuri.
Në çdo kohë, që nga sot, ju mund të na shkruani për “Një kafe me Çunin” apo t’i kërkoni librat e tij edhe përmes një sms të shkurtër: “Një libër për mua nga Çuni”. Mandej ne ju kontaktojmë.
Ky është numri në shërbimin tuaj deri të dielën në mesnatë: 079 607 46 74
Paraprakisht, faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë artistit tuaj të madh.
Kështu u drejtohet bashkatdhetarëve artisti Lajçi: Mërgimtarë. Ju të Gjenevës me rrethinë. “Nesër (e premte) në darkë do të jem në restorant “Grill Prizreni” me 6 tituj librash.
Gjithashtu të shtunën dhe të dielën, në drekë e në darkë do t’ju pres, që ju t’i merrni librat e t`i keni në banesat tuaja.
Pra, Ju mërgimtarët e Gjenevës dhe të rrethinës, ejani në “Grill Prizreni”, në Vernier (Geneve).
Adresa:
Grill Prizreni
Chem. des Italies 4
1214 Vernier, Genève
(MLH)