Kosova
Një joshje për të prekur magjinë e dimrit në “Vali Ranch Resort”
Kur mendoni për Vali Ranch Resort&Congress Center, mendoni për një qytet të vogël , ku mirëqenia juaj është në qendër të shërbimeve tona. Në shëtitoren e dizajnuar në mënyrë elegante , ju keni mundësinë të shijoni një kohë cilësore.
Imagjinojeni një shëtitje në një ditë me borë në këto bregore, ndërsa në sfond keni ngrohtësinë tërheqëse të pallateve të Vali Ranch Resort, që ju josh për një ndejë me miqtë tuaj më të mirë…
Të gjithë ata që e kanë shijuar bukurinë e kompleksit turistik “Vali Ranch Resort”, gjatë stinëve të tjera, mund ta imagjinojnë pamjen e tij edhe gjatë dimrit. Në shpatijet e buta mbi fshatin Përlepnicë, pak kilometra nga Gjilani, edhe dimri ka magjinë e vet. Këtë bukuri e fisnikërojnë edhe më shumë objektet tërheqëse të kompleksit “Vali Ranch Resort”, të ngritura në një pikë që të mundëson të shohësh hapësira të mëdha në horizont.
Imagjinojeni një shëtitje në një ditë me borë në këto bregore, ndërsa në sfond keni ngrohtësinë tërheqëse të pallateve të Vali Ranch Resort që ju josh për një ndejë me miq, për një darkë ose për një natë në hotelin e kompleksit. Kënaqësia është e garantuar.
Drejtuesit dhe të punësuarit në Vali Ranch Resort janë kujdesur që të sjellin risi për klientët edhe gjatë stinës së dimrit. I njohur dhe i lakmuar më shumë si resort “veror”, “Vali Ranch Resort” fton klientët që ta shijojnë këtu freskinë e dimrit. Drejtoresha e këtij kompleksi, Arta Haziri Nuhiu, ka thënë për Albinfo.ch se presin shumë vizitorë edhe gjatë stinës së dimrit, pasi gjatë verës kishin me mijëra veta nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
“Si atraksion e kemi kalërimin në natyrë si dhe specialitete të mishit të pjekur në gur”, ka thënë Arta Haziri Nuhiu.
Po ashtu në këtë kompleks gjigant për festën e Vitit të Ri 2022 pritet të këndojnë emra të njohur të estradës. Në Vali Ranch Resort & Congress Center do të performojnë këngëtarë të njohur, ka shtuar Drejtoresha e Vali Ranch Resort.
Ndërkohë, sipas Arta Haziri Nuhiu, planet për të ardhmen janë që të bëhet zgjerimi i resorit me atraksione të reja.
Jemi në fazën e fundit të atelesë “Sara Fashion” me vellot më të bukura për nuse nga dizajnerë dhe dizajnere me famë ndërkombëtar të punuara enkas për klientelen e Vali Ranch Resort dhe të gjithë ata që duan të duken unik në datën e tyre më të vlefshme në jetë, mund të bëjnë përzgjedhjen e tyre unike vetëm në atelenë “Sara Fashion”
Arta Haziri Nuhiu ka ftuar të gjithë mërgimtarët që ta vizitojnë resorin “Vali Ranch”, pasi sipas saj, ka hapësira të mjaftueshme dhe zgjedhje të për të gjithë të interesuarit e të gjitha moshave.
Fillimisht qe ndërtuar rruga enkas që çon në resor nga fshati Përlepnicë, pastaj, me kalimin e viteve, u ngritën edhe objekte e salla të tjera, më të mëdha dhe me veprimtari të tjera brenda resorit, si restoranti Steak House si çdo herë një pjesë shumë e rëndësishme e resorit, me pamje magjepsëse dhe festive, vazhdon menytë me recepturat shumë të veçanta zvicerane.
Për nder të festave të fundvitit kemi menduar për ofertat kolektive në staf, ku do t’ ju përcjellë një dekor i ri me aranzhimet e luleve Orhidea, të brendit më të ri si dhe i dizajnuar deri në detaje dhe elegancë të theksuar.
Është zgjeruar salla e dasmave dhe sipërfaqja në dispozicion e qendrës.
Sot kompleksi shtrihet në 15 hektarë, ndërsa vetëm ndërtimet, si hoteli, sallat e ndryshme, stallat e kuajve, të lamave, minigolfi etj., zënë afër pesë hektarë, rrëfen Arta Haziri Nuhiu. Sigurisht, ajo që ka më së shumti rëndësi në këtë rritje, është shtimi i madh i numrit të të punësuarve.
“Të mbashë me punë – që në kushtet kosovare do të thotë t`i mbashë me bukë – mbi 300 familje, është vetvetiu një vepër e madhe humanitare dhe një investim në mirëqenien e popullatës së regjionit, para së gjithash”, thotë Arta Haziri Nuhiu.
Hoteli, i hapur në vitin 2014, ka 22 dhoma, është në kompleksin Vali Ranch Resort. Është relativisht i vogël, por shumë i frekuentuar dhe kërkesat për dhoma janë në rritje”, ndërsa salla e konferencave që është vendosur në kuadrin e hotelit, është edhe një vlerë e shtuar për gjithë qendrën. Prejse është hapur hoteli, salla e konferencave është vazhdimisht e prenotuar për të mbajtur organizime të ndryshme të tipit të seminareve, punëtorive ose tubimeve të tjera, nga institucione ose organizata joqeveritare, nga e gjithë Kosova.
Me këto shifra, Vali Ranch Resort është aktualisht ndër punëdhënësit më të mëdhenj privatë në Gjilan e më gjerë. Për këtë shkak, nuk ka munguar as shprehja e mirënjohjes nga autoritetet komunale për themeluesin dhe pronarin, Fehmi Fetahi.
Vali Ranch Resort është kompleks i kategorisë së parë malore që gjendet në Gjilan, në afërsi të fshatit të Përlepnicës, në pozicion të shkëlqyer mbi Liqenin e Përlepnicës, që është i rrethuar me pyje autentike. Një lokacion që është frymëzues gjatë gjithë vitit.
Me një gotë verë të Vali Ranch Resort mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në atmosferë të veçantë dhe vërtetoni mikpritjen e njohur kosovare. Vali Ranch Resort është një vend ideal për të ikur nga rrëmuja e qytetit dhe për rigjenerim të energjisë së nevojshme. Ofrojmë dhomat më luksoze dhe më të mëdha hotelerike në Kosovë. Dhomat janë moderne, elegante dhe me mobile komode, të ndërtuar në stilin të veçantë!
Dhomat e hotelit kanë pamje nga qyteti i Gjilanit dhe një pjesë kah peizazhi malor. Misioni ynë është që në nivel lokal të arrijmë një standard të lartë të hotelit, për t’i tejkaluar pritjet e vizitorëve rajonalë dhe të bëhemi zgjedhja e parë, për klientët tanë potencialë korporativë dhe privatë. Si nikoqirë të mirë, me një buzëqeshje natyrore dhe mirësjellje modeste, me kënaqësi jemi në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.
Pas një natë festive po ju ofrojmë edhe zbritjet e fundvitit në Hotelin tonë Queen Vali Palace me zbritje deri në 20%
Përshtypja Juaj e parë do të jetë hapësira e madhe dhe drita. Dhoma të këtij niveli (rreth 85m2) janë ideuar dhe kompletuar për tu siguruar që Ju të shijoni të kaloni kohën tuaj këtu dhe për të dëshiruar t’i ktheheni përsëri eksperiencës së Vali Ranch Resort.
Të përgatitura për t’Ju impresionuar, të ndriçuara dhe me shije. Këto janë dhoma për ata që inovacionet, ku ambientetet e të jetuarit dhe të fjeturit ndahen në dy kate të ndryshme.
Një shtëpi e mirëfilltë larg shtëpisë, e organizuar për të punuar, takime ose vetëm për të pushuar. Duke pasur shumë hapësirë ekstra, një dhomë ndeje e veçantë është aty për kënaqësinë Tuaj. Rreth 31 m² deri 39 m² Krevat ‘King’, ajër i kondicionuar me kontroll personal. Ambient i veçantë ndeje me divan, tavolina dhe mini bar.
Përjetoni luksin më ekstrem dhe hapësirën e madhe të suitave tona. Është sistemuar në mënyrën më elegante të mundshme për t’ju mbështjellë me një ndjesi rehatie dhe relaksi. Këto dhoma janë dekoruar me një stil të freskët dhe dritë të ngrohtë, që krijojnë një atmosferë të qetë gjatë qëndrimit tuaj.
DASMA në dy nga sallat që posedon “Vali Ranch Resort”
Vali Ranch Resort
I rrethuar me natyra unike është vendi i përsosur për dasmën Tuaj apo solemnitetin familjar. Natyra, kushtet dhe lokacioni i Vali Ranch Resort lejojnë që hoteli të jetë një vend frymëzues, në çdo sezon.
Eliminojeni stresin para dasmës, duke shkurtuar periudhën përgatitore, me vetë faktin që do të na lejoni që të kujdesemi për Ju – duke i menduar të gjitha detajet, të cilat dasmën Tuaj do ta bëjnë të paharrueshme.
Për raste solemne, disponojmë me disa vende për pritjen e mysafirëve, në varësi nga ideja Juaj. Të gjitha njëlloj e posedojnë shenjën e cilësisë dhe profesionalizmit, të zbukuruar me shërbim të shkëlqyer dhe ushqim të shijshëm.
Kemi kapacitet për t’ju shërbyer dhe mundësuar pritjen deri më 600 mysafirë.
Varësisht nga dëshirat dhe buxheti Juaj, jemi të gatshëm për t’u përshtatur dhe realizuar kërkesat e Juaja.
Si urim i yni, me dëshirat më të mira, për natën e parë të martesës, të sapomartuarve ua dhurojmë apartamentin më luksoz…
Gjithashtu në kushte të veçanta, ofrojmë dhoma për akomodim të mysafirëve tjerë, nëse vendosni t’i akomodoni në hotelin tonë, pas kremtimit.
Nëse jeni të interesuar për diçka unike dhe të pazakontë, Ju ofrojmë mundësinë gjate verës që dasma Juaj të bëhet jashtë, në një atmosferë të përkryer të qetë dhe intime.
Ekipi i Vali Ranch Resort, do të kujdeset që mysafirët e Juaj të vendosen përreth hapësirave të jashtme në lokacionin mbi Liqeni e Përlepnicës për të kapur pamje të bukur dhe atmosferë të relaksuar.
Pamja e mrekullueshme, si dhe dizajni modern i hapësirave të jashtme të Vali Ranch Resort e bëjnë të përsosur për të fotografuar dhe pritjen e mysafirëve.
Mundësojani vetes fortografi të paharrueshme të ditës Suaj të vetme!
Përkushtimi ynë, lokacioni dhe luksozi do ta bëjnë këtë ditë të paharrueshme për Ju dhe mysafirët tuaj.
Nëse jeni të interesuar që dasma Juaj të jetë në Vali Ranch Resort, ju lutemi na kontaktoni…
01.01.2022 – Nata e parë e Vitit të Ri
Darka gala e Vitit të Ri
Lëreni veten të përkëdheleni me pjatat më të mira të shefit tonë. Në ditë të veçanta mund të prisni edhe diçka të veçantë nga ne. Vetëm përbërësit më të mirë vijnë në pjatë për një fillim të shijshëm të vitit 2022 .
Gëzuar Vitin e Ri dhe fishekzjarret që të lën pa frymë
Në orën 23:30 ju ftojmë të filloni rrugën drejt fishekzjarreve. Gjatë rrugës do të shoqëroheni me muzikë festive, nëse lejojnë autoritet në përputhje me rregullat në fuqi kundër Covid!
Festa e Vitit të Ri
Atëherë është koha për të festuar. Në barin e hotelit shërbejmë me kënaqësi një ose dy gota ose lëng për të siguruar një fillim të mbarë të Vitit të Ri.
02.01.2022 – Viti i Ri
Mëngjesi me zgjim vonë deri në orën 12 të mesditës të nesërmen
Sot fjetja është në harresë! Ideale për të gjithë ata që zgjohen vonë, bufat e natës dhe bufat e mëngjesit – shijoni festën tuaj të merituar pa një orë alarmi. Lëreni veten të përkëdheleni nga produktet tona rajonale!
Jeni të mirëpritur!
QËNDRONI ME NE KËTË SEZON FESTASH
Në Vali Ranch Resort janë të përkushtuar t’u ofrojnë klientëve tanë standardet më të larta të kujdesit dhe vëmendjes personale, diçka që ne nuk do të mund ta ofronim pa ekipin tonë të stafit dhe përkushtimin e tyre në ndjekjen e përsosmërisë.
Ju na tregoni dëshirat, ne i bëjmë realitet!
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?