Muzikë

Një instrumentist i shquar shqiptar në Ankara të Turqisë

Dritan Gani punon si pedagog në Fakultetin e Muzikës, gjithashtu interpreton edhe në Orkestrën Simfonike të Bilkentit.

Instrumentisti shqiptar, Dritan Gani, jeton dhe zhvillon prej shumë vjetësh karrierën e tij në Ankara, Turqi, shkruan albinfo.ch.

Ai është kontrabasist dhe punon si pedagog në Fakultetin e Muzikës, gjithashtu interpreton edhe në Orkestrën Simfonike të Bilkentit.

Artisti i është rikthyer fuqishëm dhe suksesshëm jetës artistike dhe së fundmi ka marrë pjesë në koncertin “Përmes shekujve”, ku ka performuar në veprën e “Erwin Schulhoff – Concertino”. /Albinfo.ch