Kosova

Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 918 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 2.557 testime. E gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus janë shëruar 1.401 persona që ishin të infektuar deri tani. Kësisoj, është ulur edhe numri i rasteve aktive në 9.926.