Shkurt.ch

Një i ri nga Iraku, i dyshuar për vrasjen e Vigan M.

Ndaj irakienit me qëndrim në Meilen të Cyrihut, Shivan Mohamed, është shpallur fletarresti dhe policia është në kërkim të tij

Edhe sot, dy ditë pas vrasjes së Vigan M. dhe plagosjes së rëndë të vëllait të tij, Visarit, dorasi vazhdon të jetë në arrati. Policia e Cyrihut ka dëshmi të forta se vrasjen e ka bërë 21 vjeçari, shtetas irakien me qëndrim në Meilen të Cyrihut, Shivan Mohamed. Ndaj këtij është shpallur fletarresti dhe policia është në kërkim të tij.

Ndërkohë, policia ka ndaluar dy zviceranë, 20 dhe 21 vjeçarë nga rrethi shoqëror i të dyshuarit për vrasje, të cilët pas marrjes në pyetje i ka liruar.  Autoritetet vazhdojnë të mos japin të dhëna lidhur me motivin e vrasjes dhe po ashtu ende nuk dihet saktësisht se me çfarë mjeti është kryer vrasja dhe plagosja.

Siç kemi raportuar tashmë, dy vëllezërit Vigan dhe Visar M., në orët e hershme të mëngjesit të të dielës kanë rënë në konflikt me një palë tjetër në klubin e njohur të Cyrihut kaufleuten. Për pasojë, nga plagët e marra vdes Vigani 23 vjeçar ndërsa merr plagë të rënda vëllai i tij 20 vjeçar.